Enca rikthehet me “Ciao 2”
Këngëtarja, Enca Haxhia, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Ciao 2”, vazhdimin e këngës së suksesshme “Ciao”.
Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip dinamik dhe joshës, ku Enca rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj atraktive, ashtu siç di më së miri.
Melodia e këngës është punuar nga vetë Enca, ndërsa tekstin e ka shkruar reperi HardMC.
Në klip ajo shfaqet pranë një modeli me flokë të gjatë e pamje të veçantë, duke sjellë një atmosferë verore dhe sensuale.
Me këtë projekt, Enca duket se synon të rikthejë energjinë e hiteve të saj të dikurshme, duke provokuar dhe argëtuar njëkohësisht.