Murati s’e komenton kërkesën e Presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, nuk e ka komentuar kërkesën e Presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese, para seancës së 51-të konstituive.

Megjithatë, ai foli për vdekjet e punëtorëve në vendin e punës.

Ai theksoi nevojën për masa edhe nga punëdhënësit, edhe nga investitorët.

“Vitin e kaluar ka qenë numër rekord i ulët i vdekjeve në vendin e punës, uroj që këtë vit të mos kemi raste të tilla tragjike. Duhet të merren masa edhe nga punëdhënësit, edhe nga investitorët”, ka thënë Murati.