Kërkesa e presidentes në Kushtetuese, Haziri: Vjosa s’i ka më duart të lidhura
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot i është drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese lidhur me zhbllokimin e situatës politike pas dështimit të 50-të të seancave konstituive të Kuvendit.
Lidhur me këtë ka reaguar nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.
Haziri e përgëzoi Osmanin dhe ka vlerësuar se tashmë përgjegjësia bie mbi të.
“Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! Gjykata Kushtetuese është rruga e vetme për ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. Të tjerët kanë me përcjelle! E theu rrethin 5-vjeçar!”, ka shkruar Haziri në Facebook.