Hapet një vendkalim kufitar i përkohshëm drejt Maqedonisë së Veriut
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për qarkullim të përkohshëm (sezonal) vendkalimi kufitar Strazimir, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Bëhet e ditur se ky vendkalim do të hapet nga data 25.07.2025 deri më 25.09.2025, në orarin 08:00 – 20:00.
Në njoftim theksohet se Pika e Kalimit Kufitar hapet për aktivitete dhe manifestime kulturore, shkencore, profesional, sportive dhe turistike.