Eurokoha ju fton në Sunny Hill Festival: Nga fluturimi deri te festa - udhëto me ne drejt Kosovës

Sunny Hill Festival nuk është thjesht një ngjarje muzikore, është një festë për të rinjtë, një pasqyrim i bukur për artistët shqiptarë dhe një shtytje për ekonominë, turizmin dhe imazhin e Kosovës.

Me emra të mëdhenj të skenës botërore dhe artistë të talentuar vendorë, Sunny Hill sjell energji, kulturë dhe mundësi që ndikojnë pozitivisht në çdo cep të vendit tonë.

Hotelet mbushen, bizneset lokale lulëzojnë, dhe mijëra vizitorë të huaj zbulojnë bukurinë dhe mikpritjen tonë. Si gjithmonë, Eurokoha është pranë ngjarjeve që bëjnë jehonë në vendin tonë dhe Sunny Hill Festival është padyshim një nga to.

Nga fluturimi deri te festa - udhëto me ne drejt Kosovës që rrezaton muzikë, rini dhe shpresë!

Fluturimet drejt Kosovës nga kryeqendrat evropiane mund t’i rezervoni lehtësisht përmes platformës sonë online: http://flyksa.com/

Bëhu pjesë e festivalit! Biletat mund t’i blini këtu: https://sunnyhillfestival.com/tickets/