Plagosen dy persona në Ferizaj, i përfshirë në incident edhe një zyrtar policor
Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë në fshatin Doganaj të Ferizajt.
Policia ka njoftuar se në këtë shkëmbim zjarri ishin të përfshirë dy persona me veturat e tyre personale, njëri person zyrtar policor, i cili në momentin e incidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare, transmeton Zeri.info.
“Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe IPK-ja. Dy të dyshuarit pas ndihmës mjekësore në Emergjencën e Ferizajt janë dërguar në QKUK-së për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin janë sekuestruar dy armë. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri