Restaurohet një prej ndërtesave më të vjetra të Prishtinës
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Shtëpia e familjes Sylejmani në Qendrën Historike të Prishtinës është restauruar plotësisht.
Ai ka theksuar se përveç vlerës historike, këto shtëpi janë pjesë e identitetit të qytetit dhe pika të rëndësishme për turizmin kulturor.
"Nga shkatërrimi në restaurim të plotë. Shtëpia e familjes Sylejmani në Qendrën Historike të Prishtinës. Përveç vlerës historike, këto shtëpi janë pjesë e identitetit të qytetit dhe pika të rëndësishme për turizmin kulturor", ka shkruar Çeku në Facebook.
E ndërtuar në vitin 1880, shtëpia e familjes Sylejmani në Prishtinë, në memorien kolektive të banorëve njihet si një prej shtëpive më të vjetra të qytetit.