Humb jetën edhe një person si pasojë e lëndimeve në vendin e punës

Sot ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve në vendin e punës, edhe një person tjetër.

Avdyl Osmanaj, nga fshati Gurrakoc, nuk mundi t’ju bëjë ballë lëndimeve të rënda i cili para disa ditësh ishte aksidentuar në vendin e punës.

Rasti për Klankosova.tv u konfirmua nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, sot në Gjakovë ndodhi një ngjarje tragjike.

Dy persona humbën jetën në vendin e tyre të punës.

Ata kishin rënë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.