Policia gjen dy zolla në veri

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 14:05 kanë pranuar informatën se në një objket të pabanuar në veri të Mitrovicës ka armë.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, (zolla) të cilat ishin të prodhimit serb, raporton Zeri.info.

“Armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në komunikatë. /Zëri