Vjedhje në një argjendari në Prishtinë, rasti po hetohet

Një rast i vjedhjes ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, nga informacionet e para, nuk raportohet për të lënduar dhe se rasti po hetohet.

“Rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën për një vjedhje të ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Nga informacionet e para, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq Policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Mësohet se vjedhja ka ndodhur në një argjendari në Prishtinë. /telegrafi