Peci thotë se Kurti ishte zemërgjerë në takimin me Limajn
Deputeti i betuar i LVV-së, Faton Peci, është deklaruar pas dështimit të seancës së 50-të konstituive.
Ai u pyet rreth takimit Kurti - Limaj, derisa Peci shpalosi disa detaje nga ky bashkëbisedim.
Peci thotë se Kurti u tregua “bukur gjeneroz” në ofrimin e mundësisë për bashkëqeverisje me Nismën.
“Ajo që dihet është që kryeministri në pjesën e bashkëbisedimit me zotin Limaj ka pasur një qasje bukur gjeneroze në ofrimin e mundësisë për bashkëqeverisje me Nismën Socialdemokrate”, tha Peci. /klankosova