Avokati Arianit Koci rruan kokën para Kuvendit

Avokati Arianit Koci ka vendosur të rruajë kokën para Kuvendit të Kosovës, si aksion simbolik për ngërçin politik.

Ai tha se nuk rrezikohet më shtetësia e Kosovës dhe kërkoi që sot menjëherë të formohet Kuvendi.

“Pa kuvend nuk ka demokraci”, tha Koci, teksa rroi shumicën e flokëve dhe u largua. /klankosova