Kadrijaj: Nuk e votoj asnjë kandidat të LVV-së

Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, para seancës së 50-të tha se nuk e ndërrojnë propozimin për anëtar të Komisionit për votim të fshehtë, e që është Albin Kurti.

“Nuk ndërrojmë qëndrim, sepse Kurti është personi kyç që e ka bë bllokadën”, tha Kadrijaj.

Derisa sa i përket takimit Kurti-Limaj, Kadrijaj tha se sipas informatave në media, ata dy u takuan për të mos u dakorduar.

Ndër të tjera, ajo tha se nuk do ta votojë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje. /klankosova