Veliaj në qeli, Rama: Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në kryeqytet ka pasur një situatë jo të zakonshme, duke iu referuar arrestimit të Erion Veliajt, që ndodhet në burg prej 10 shkurtit.
“Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet. Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre”, tha ai.
“Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr. 1 që ‘na çlironi hapësirat publike’. Tani ka lloj-lloj qasjesh, d.m.th. pro”, shtoi Rama.