Mjeku: Vjedhja e ujit, burgim deri në tre vjet
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka bërë të ditur se ka rënë niveli i ujit në liqenin e Badocit e të Batllavës.
Ajo tha se liqeni i Badocit është më i vështirë për t’u mbushur sesa ai i Batllavës.
Megjithëse, sipas Mjekut, edhe pse ka rënë niveli i ujit, të dyja liqenet nuk janë keq dhe garantojnë ujë 24/7 deri në fund të vitit.
Mjeku nuk përjashton se disa vende mund të mbesin pa ujë, pasi sipas saj ka kyçje ilegale nëpër këto zona.
“Kyçjet ilegale rëndojnë më shumë grumbullimin me ujë dhe nuk ka vetëdijesim lidhur me këtë. Jemi në terren për të gjetur këta persona, sepse vjedhja e ujit dënohet me ligjet e Kosovës deri në tre vjet”, u shpreh tutje ajo. /klankosova