75 aksidente në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas njoftimit të PK-së, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 31 aksidente me të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2021 gjoba trafiku.
Po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit Policia ka arrestuar 9 persona, prej të cilëve 4 janë dërguar në mbajtje.