Vdes një person në Klinë si pasojë e zjarrit

Një person në Klinë ka vdekur si pasojë e zjarrit.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:20, raporton Zeri.info.

“Zjarrvënie - Klinë / 20.07.2025 – 11:20. Është raportuar për një zjarr që kishte ndodhur në një lokacion. Njësitë relevante policore, ndihma e shpejtë mjekësore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, një person është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në Spitalin Rajonal Pejë, ku viktima mashkull kosovar ka vdekur. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri