Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete në një pikë karburanti në Komoran

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në një pikë karburanti në Komoran, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banjos së lokalit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe prokurori kujdestar.

Rrethanat e vdekjes ende nuk janë sqaruar, ndërkohë autoritetet kompetente po merren me rastin.

Policia ende nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me rastin.