Sibel Halimi: Muzika e Armend Rexhepagiqit bashkoi gjenerata dhe emocionoi Prishtinën

Mbrëmë, Prishtina u bë një zë i vetëm me këngët e Armend Rexhepagiqi, duke bashkuar kujtime e shpresa të gjeneratave të ndryshme.

Në një njoftim nga Drejtoria e Kulturës, drejtoresha Sibel Halimi theksoi se arti dhe kultura na kujtojnë se dashuria për vendin nuk është vetëm ndjenjë, por burim që na mban të gjallë dhe të lidhur.“Përmes muzikës së tij, Armendi na tregoi se kjo dashuri rritet sa herë që e mbajmë gjallë mes njerëzve”, thuhet në njoftim.

Koncerti u përmbyll me emocione të forta dhe duartrokitje të gjata, duke e shndërruar natën në një moment të veçantë për kryeqytetin.