Rama përgëzon Rexhepagiqin për koncertin e mbrëmshëm: Ti ndeze shpirtin e një qyteti të tërë
Këngëtari ikonik, Armend Rexhepagiqi ka mbajtur një koncert në Prishtinë.
Për këtë koncert ka folur edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili përgëzoi Rexhepagiqin për paraqitjen e tij dhe vlerat muzikore të transmetuara gjatë koncertit.
“Prishtinë je ma shumë se qytet, je ndjenjë, je melodi që nuk ndalet kurrë!
Armend, ky nuk ishte veç koncert, ti ndeze shpirtin e një qyteti të tërë!
Ky është Kryeqyteti”, shkroi Rama në Facebook. /Zëri