Një grua në Klinë sulmohet fizikisht nga vëllai dhe kunata
Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën rreth orës 21:50 në Klinë.
Sipas Policisë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, vëllai i saj dhe gruaja e tij.
Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri