Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielen parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 -13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet  29 dhe 33°C. 

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat  i IKSHP.”, thuhet në njoftim. / Zëri