Shqelma, grushte e kapje për flokësh – përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Një rrahje mes disa vajzave ka ndodhur të shtunën mbrëma pranë një pompe derivatesh.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rrugës për në Matiçan të Prishtinës, ku siç shihet në pamje, të përfshirat janë shkulur për flokësh dhe kanë shpërndarë grushte mes vete.

Pamjet janë siguruar nga Gazeta Express, teksa nuk dihet nëse ka të arrestuar.

Telegrafi ka provuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigur deri më tani.