Ishte në kërkim, arrestohet 28 vjeçari në Prishtinë – i sekuestrohen para, narkotikë dhe thikë

Sot, nga njësitë policore të stacionit të Veriut në Prishtinë, është arrestuar një person me inicialet M.S., 28 vjeç, gjatë një kontrolli rutinë.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancave të dyshuara narkotike, një shumë e konsiderueshme parash dhe një thikë.

Pas verifikimeve të mëtejshme, rezultoi se M.S. ishte edhe në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që është hapur rasti për veprat penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/