Humb në Shëngjin një 8 vjeçar nga Kosova, policia arrin ta gjej pas një ore

Një fëmijë 8 vjeçar nga Kosova, kishte humbur sot në plazhin e Shëngjinit.

I njëjti pas rreth një ore kërkimesh në teren është gjetur nga policia dhe i është dorëzuar familjes.

“Reagimi i menjëhershëm i Policisë dhe i vrojtuesve të plazhit bëri të mundur gjetjen e një fëmije që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzojnë familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 8-vjeçar nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Salla Operative e DVP Lezhë u informua nga një pushuese se djali i saj ishte i humbur në plazh.

Menjëherë pas njoftimit, policia patrulloi me biçikleta dhe bashkëpunoi me vrojtuesit për të lokalizuar fëmijën.

Nëna shprehu falënderime për punonjësit e Policisë dhe vrojtuesit për reagimin e shpejtë dhe profesional që ndihmoi në rikthimin e të miturit në familje.