Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Rama publikon pamjet e aksionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar sot për aksionin e lirimit të hapësirave publike në Tiranë.

Rama thotë se puna nuk do të ndalet në lirimin e hapësirave publike.

“Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo”, theksoi Rama.

Ai shtoi tutje se “Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas”.

“Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik”, ka shkruar Rama.