Linda Halimi mahnit me paraqitjen në bikini, publikon fotografi nga plazhi duke treguar linjat
Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka ndezur rrjetet sociale me publikimin e dy fotografive të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
E njohur për vokalin e fuqishëm dhe stilin e saj të veçantë, Linda këtë herë ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj tërheqëse në bikini.
Në imazhet e publikuara, intrepretuesja e hitit “Ëndërroja” shihet në një plazh me rërë të bardhë dhe det të kaltër, duke ekspozuar linjat e saj trupore në një bikini ngjyrë smeraldi me detaje dekorative, që i theksojnë edhe më shumë fizikun e saj të tonifikuar.
Me flokët e lagur dhe qëndrimin plot vetëbesim, Linda rrezaton elegancë dhe forcë – një përzierje që e ka karakterizuar gjithmonë si artiste dhe figurë publike.
Postimi ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për formën fizike, bukurinë natyrale dhe stilin unik.
Ajo ka dëshmuar se edhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 2, mbetet një ndër personazhet më të përfolura dhe të dashura për publikun.
Pas aventurës së saj në këtë reality show të suksesshëm, Linda është rikthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdon të jetojë dhe punojë në qytetin e Atlantës.
Ajo ka paralajmëruar më herët se është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat pritet të publikohen së shpejti. /Telegrafi