Pranvera Kastrati, drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama e quan moment krenarie
Pranvera Kastrati, është emëruar drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore), kështu pohoi sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar këtë si një moment krenarie.
Në një postim në Facebook, Rama ka pohuar se Kastrati është përfaqësuese e Shqipërisë dhe se do të punojë në mënyrë të duhur për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së”, ka shkruar Rama.