Konate për ndeshjen kundër Ronaldos: Nuk doja t’i pastroja duart pas ndeshjes

Sulmuesi i Akhmat Grozny, Mohamed Konate, ka ndarë emocionet e tij pasi u përball për herë të parë me Cristiano Ronaldon.

“Ai ishte shumë afër meje dhe i thashë: ‘Është e pabesueshme të luaj kundër teje!’ Ai ma preku dorën dhe më tha: ‘Paç fat në ndeshje’”, deklaroi lojtari.

Konate rrëfen se kjo përvojë ishte një moment i veçantë për të: “E kam ndjekur Ronaldon që kur isha fëmijë. Të luaja kundër tij ishte një ndjesi e mrekullueshme. As nuk doja t’i laja duart më pas. Është Ronaldo! Ishte vërtet fantastike.”

Por, ai thekson se përtej famës dhe suksesit, ajo që e impresionoi më shumë ishte karakteri dhe dëshira për të fituar.

“Është një djalë kaq i thjeshtë. Ajo që më bëri më shumë përshtypje është se, edhe pse ka para dhe gjithçka tjetër, në fushë ai gjithmonë përpiqet për më shumë. Mund ta shohësh këtë në sytë e tij”, potencoi Konate.

Konate shton se sjellja e Ronaldos është një shembull për të gjithë: “Ai qorton shokët e skuadrës nëse nuk ia pasojnë saktë topin. Ky është tipi i liderit që duhet ndjekur,” përfundoi sulmuesi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Al-Riyadh.