Armend Rexhepagiqi nderohet me “Hyjneshën në fron”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nderoi me simbolin e kryeqytetit “Hyjneshën në fron” artistin e njohur Armend Rexhepagiqi.
Ky simbol iu dha Rexhepagiqit në shenjë nderimi për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.
Ky nderim Armend Rexhepagiqit i vjen para koncertit më 19 korrik, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Armend Rexhepagiqi do të performojë live, duke sjellë jo vetëm këngët që kanë shënuar historinë e muzikës shqiptare, por edhe krijimet më të reja nga albumi i tij më i fundit Dashni e Vjetër.
Ky koncert është pjesë e një kalendari të gjerë aktivitetesh që RAVE ka nisur për të shënuar 15 vjet të suksesshëm në skenën muzikore dhe kulturore të Kosovës.