Predha dëmton një veturë në Prishtinë

Një burrë ka raportuar në Polici se vetura e tij është dëmtuar nga një predhë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten në Prishtinë, derisa nuk u bë e ditur se nga ka ardhur predha në fjalë, megjithëse e njëjta është sekuestruar nga policia.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një predhë që ka ardhur nga drejtimi i panjohur i është dëmtuar vetura e tij. Predha është sekuestruar, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.