Goli i hershëm i Kosovare Asllanit s’i mjaftoi Suedisë, eliminohet në çerekfinale
Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave është eliminuar në çerekfinale nga Anglia në penallti, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultat 2:2.
Ishte shqiptarja me shtetësi suedeze, Kosovare Asllani, ajo që ia dha epërsinë e parë Suedisë që në minutën e 2-të të takimit.
Në minutën e 25-të, Blackstenuis e dyfishoi epërsinë për ta çuar Suedinë në pushim me dy gola më tepër.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Anglia e ngushtoi rezultatin në minutën e 79-të me Bronze, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Agyemang barazoi shifrat.
Vazhdimet nuk sollën fitues, ndërsa nga 14 penallti të ekzekutuara, vetëm shtatë u realizuan nga të dyja kombëtaret, ku tri ishin të sakta për Anglinë e vetëm dy për Suedinë.