Ky është parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara.
Për ditën e sotme, IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 14 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale do të arrijnë në 23 e 26 gradë Celsius. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit: