Malisheva turpërohet në Islandë – humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

Malisheva është eliminuar nga parakualifikimet në Ligën e Konferencës, pasi pësoi humbje 8-0 në ndeshjen e dytë ndaj Vikingur Reykjavik, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 9-0.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Nikolaj Hansen realizoi për 1-0 me asistimin e Daniel Hafsteinsson.

Dhjetë minuta më vonë, sërish kjo dyshe kombinuan, për rezultatin 2-0.

Kur kaluan 29 minuta lojë, Oliver Ekroth realizoi golin e tretë për Vikingurin, duke demoralizuar lojtarët e Malishevës.

Në minutën e 36-të, Hansen kompletoi het-trikun e tij, për rezultatin 4-0, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 5-0.

Edhe 45 minutat e dytë ishin skandaloz nga Malisheva, pasi pësoi edhe tri gola të tjera.

Në minutën e 68-të, Ingimundarson realizoi për 6-0, për të pasuar dy gola të tjerë.

Agon Xhaka bëri ndërhyrje të palejueshme në minutën e 72-të, duke u ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa nga penalltia realizoi Jonasson për 7-0.

Ndërsa goli i tetë u realizua prej Thoreklsson, për të mbyllur këtë paraqitje të turpshme nga Malisheva dhe eliminim nga gara e tretë e UEFA-së.