Vllaznia e përmbys rezultatin, fiton në Letoni dhe kalon tutje në Ligën e Konferencës

Vllaznia ka bërë një performancë fantastike sonte.

Skuadra nga Shkodra triumfoi 2:4 në ndeshjen e kthimit ndaj ekipit letonez, Daugavpils.

Në ndeshjen e parë, Vllaznia pësoi 1:0 në shtëpi, kurse me këtë përmbysje, e siguron kualifikimin në raundin e dytë.

Goli i minutës së 87-të ishte vendimtar për Vllazninë për kualifikimin në fazën tjetër.