Prangoset në Kaçanik një i kërkuar nga Gjykata, ishte dënuar për dy vepra penale
Njësiti i urdhëresave të gjykatës, në bashkëpunim me patrullën policore dhe njësinë e sektorit në Kaçanik, ka realizuar një aksion policor në fshatin Gërlicë e Epërme – Kaçanik.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës oras 09:00, raporton Zeri.info.
“Gjatë këtij aksioni është arrestuar një person A.P (M/K), i moshës 32 vjeç, i cili kërkohej me dy urdhëresa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj, njëra me 90 ditë dhe tjetra 54 ditë, për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Lëndim i lehtë trupor", thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu bëhet e ditur se pas kompletimit të procedurave dhe dokumentacionit përkatës, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave të organeve të drejtësisë dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri