Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 22 korrik

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka përfunduar seanca e së enjtes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca e radhës në këtë çështje gjyqësore u caktua më 22 korrik 2025.

Në seancën e 22 korrikut do të diskutohet për ecurinë e çështjes në këtë rast, pasi mbrojtësi i viktimave ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarëve që kishte thirrur

Trupi gjykues, i kryesuar nga Charles Smith III, tha se në këtë konferencë do të flitet për hapat proceduralë që të jetë gjithçka gati për konferencën e mbrojtjes, e cila do të mbahet pas pushimit të verës. /BetimipërDrejtësi