Bajrami: S’duhet t’ia lejojmë Kurtit të mbështillet me flamurin kuqezi sa herë ka nevojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në foltoren para deputetëve, për të cilin u shpreh se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje po e keqpërdor.
“Na nuk duhet me e leju që ai me u mbështjellë me flamurin Kuqezi, sa herë që ai [Albin Kurti] ka nevojë”, tha ajo ndërsa vazhdonte seancën pas ndërprerjes nga kryesuesi, deputeti më i vjetër.
“Të punojnë ditë e natë me sinqeritetin më të madh, që t’ia heqim maskën Albin Kurtit. Ai e ka bërë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze”.
“Qe katër vjet e gjysmë e njeh shumë mirë protokollin e shtetit të Kosovës. Albin Kurti nuk i njeh vendimet e Gjykatës Supreme. Ata nuk e njohin rendin kushtetues, dhe kjo është një kambanë për alarm”, tha ajo, transmeton klankosova.tv.
“Ju bëj thirrje të gjithëve t’i bashkojmë forcat që këtë të mos e tolerojmë më”.
“Ne kemi dorëzuar 17 kallëzime penale me datën 8 maj. Sepse ne kemi kontestuar mbajtjen e dy pozitave. Ata marrin vendime të paligjshme, ndajnë buxhet në baza ditore për interesa të tyre”.