Berisha: Gjykata Kushtetuese më dha të drejtë për votimin e hapur
Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mënyrën e votimit në Kuvend.
Ai theksoi se vendimi e konfirmon që votimi duhet të jetë i hapur, përveç nëse ka konsensus për votim të fshehtë.
“Ju e dini që votimi im ka qenë kundër dhe nuk jam pajtuar me mënyrën se qysh ka shkuar. Edhe ka dalë prej Gjykatës Kushtetuese se kam pasur të drejtë”, tha Berisha para mediave.