Operacion kundër spiunazhit në Kosovë

Një operacion me dyshimet për spiunazh ka nisur të enjten në Kosovë.

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, operacioni po kryhet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë për Inteligjencë.

Për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, autoritetet nuk kanë dhënë informacione të tjera për lokacionet ose të dyshuarit, shkruan Zeri.info.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës

Prishtinë, 17 korrik 2025 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

Është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.

Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi. /Zëri