Pas Bankës Botërore, edhe FMN-ja largon Kosovën nga Lista e vendeve në situata të brishta

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga Lista e shteteve në situata të brishtësisë dhe konfliktit (FSC/FCV).

Këtë e bëri të ditur Banka Qendrore e Kosovës, ku në njoftim u shpreh dhe mirënjohja e thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme.

Ditë më parë një veprim të tillë e bëri edhe Banka Botërore.