S’ka të lënduar nga zjarri në ndërtesën e banimit te Parku i Qytetit
Nuk ka të lënduar nga zjarri i cili përfshiu nga një ndërtesë banimi të Parku i Qytetit në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se olicia dhe zjarrfikësit po merren me rastin.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë”.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet tutje në konfirmim.