Tërmet në Kosovë
Lëkundje toke janë ndjerë në Kosovë para pak minutash.
Lëkundjet janë regjistruar edhe në faqen EMSC.
Sipas EMSC-së, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.8 dhe ka goditur sot rajonin kufitar ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 33 km në juglindje të Prishtinës dhe 3 km në jug të Gjilanit, në thellësi prej 10 kilometrash, raporton MeteoBallkan.
Lëkundjet kanë raportuar se i kanë ndjerë edhe banorët e Ferizajt.