Rasti “Thaçi dhe të tjerët”, Bajraktari: S’ka më arsye ligjore për paraburgim

Avokati Ardian Bajraktari ka komentuar rrëzimin e mocionit të mbrojtjes për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, përmes të cilit kërkohej rrëzimi i aktakuzës. Ai kritikoi vazhdimin e masës së paraburgimit, duke e cilësuar atë si të pajustifikuar në bazë të ligjit dhe praktikës gjyqësore evropiane.

“Së pari, masa e paraburgimit si masa më e ashpër – vlerësoj se që nga fillimi i prillit, kur Prokuroria ka përfunduar me dëgjimin e dëshmive, nuk ekziston më asnjë arsye ligjore për ta vazhduar këtë masë. As sipas ligjit, e as sipas praktikës së Gjykatës Evropiane kjo nuk qëndron,” u shpreh Bajraktari.

Bajraktari: Gjykata Supreme ka bërë të qartë – s’mund të jesh njëkohësisht deputet dhe ministër

Avokati Ardian Bajraktari ka sqaruar çfarë nënkupton papajtueshmëria e funksioneve në sistemin kushtetues të Kosovës.

Ai theksoi se një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksione të ndryshme shtetërore, siç janë posti i deputetit dhe ai i ministrit.

“Papajtueshmëria nënkupton se, në të njëjtën kohë, një person – kushdo qoftë ai – nuk mund të jetë edhe deputet, edhe ministër, apo të mbajë ndonjë funksion tjetër. Diku nëpër botë kjo është e mundur, por sistemi ynë nuk e lejon. Kjo është e qartë dhe e konfirmuar nga Gjykata Supreme,” tha Bajraktari./rtv21