Prishet gjeneratori i spitalit në Mitrovicë, ndërpriten ndërhyrjet kirurgjikale me anestezion të përgjithshëm
Më 17 qershor pësoi defekt në motor.
Përmes këtij gjeneratori spitali i përgjithshëm në Mitrovicë, furnizohet me energji elektrike.
Por, si pasojë e këtij defekti ndërhyrjet kirurgjikale me anestezion të përgjithshëm janë ndërprerë tash e 1 muaj.
Janë bërë tashmë 1 muaj që këtu në spitalin e Mitrovicës nuk janë duke u kryer operacione kirurgjikalë dhe si pasojë e kësaj qytetarët janë dukë i kryer në Qendrën Emergjente në Prishtinë.
Disa nga qytetarët hezituan të flasin para kamerës, ndërkaq njëri nga ta thotë se institucionet duhet të veprojnë për të sanuar problemin.
“Këtë e shoh të paarsyeshme, kur po ka njëri nevojë po duhet më ardhë qitu. Thirrja jem për më rregullua më shpejt për më i krye njerëzit shërbimet e veta”, shprehet qytetarit Murat Berisha.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka thënë për televizionin që pacientët që kanë nevojë për anestezion të përgjithshëm janë udhëzuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Kemi një defekt me gjeneratorin e spitalit, përkatësisht në motorin e tij. Ne mungesë të tij përkatësisht, në ne rast të ndërprerjes se energjisë elektrike, pacientët që kanë nevojë për anestezion të Përgjithshëm i kemi udhëzuar në QKUK dhe jemi duke i kryer vetëm ndërhyrjet kirurgjikale me anestezion spinal apo lokal”, thuhet nga ShSKUK.
Kurse, ushtruesi i detyrë së spitalit “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Gëzim Berisha.
ka thënë se presin që këtë javë të sanohet problemi me gjenerator, teksa theksoi që janë krijuar lista të pritjes, porse me fillimin e punës do të eliminohen.
“Deri te kjo avari në spitalin e Mitrovicës nuk kemi pasur fare lista të pritjes në repartet kryesorë kirurgjikalë si në kirurgji, ortopedi, urologji, gjinekologji etj. Tashmë për shkak të këtyre defekteve janë krijuar lista të pritjes që brenda javës nga rifillimi i punës do të eliminohen. Në ndërkohë brenda kësaj jave në presim ta sanojmë problemin me gjenerator”, është shprehur ai për Tëvë1.
Ky gjenerator para rreth katër javëve ishte djegur.