“Zemrën time e ke” – Fifi po vjen me një projekt të ri muzikor

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi po vjen me një projekt të ri muzikor.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Fifi ka publikuar disa skena nga klipi i kësaj kënge, ku në pamje shihet edhe një buqetë e madhe me trëndafila të kuq.

Data e publikimit të këngës nuk është bërë e ditur akoma, por Fifi ka njoftuar se kënga do të publikohet së shpejti.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)