Katër të arrestuar pas bastisjeve në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave
Ka përfunduar bastisja në Arkivin Shtetëror dhe Agjencinë Kadastrale të Republikës së Kosovës, e zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës.
Gjatë aksionit janë arrestuar katër persona, përkatësisht dy gra dhe dy burra.
Dyshimet mbi të cilat janë kryer bastisjet kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Policia e Kosovës ka thënë për Zeri.info se bastisjet, përveç Prishtinës, janë duke u kryer edhe në Ferizaj dhe Shtime.
Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar të tjerë.