Afër 80 aksidente në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

76 aksidente trafiku janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Nga to, 50 janë me dëme materiale, ndërsa 26 janë me të lënduar.

Sipas njoftimit të PK-së, gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2493 gjoba trafiku, raporton Zeri.info.

Po ashtu bëhet e ditur se janë arrestuar 23 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /Zëri