Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve, viktima kryesisht femrat
Policia, përmes njoftimit, ka bërë të ditur për katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit, ku viktimat janë dërguar edhe për trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit të Policisë, rastet e dhunës në familje janë raportuar në Istog, Pejë, Rahovec dhe Malishevë, ku kryesisht viktimë e dhunës ka qenë femra, raporton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Istog, 14.07.2025 - 23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje me një mjet të mprehtë dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë, 15.07.2025 - 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër, kosovarë, pasi janë përleshur në mes vete, ku kanë ndërhyrë dy viktimat, një mashkull dhe një femër, kosovarë, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha palët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje.
Rahovec, 15.07.2025 - 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Malishevë, 15.07.2025 - 17:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri