Kujdes, edhe sot temperatura të larta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Sipas IHMK-së, në disa zona parashihen edhe reshje të shkurtra shiu, shkruan Zeri.info.
IHMK-ja njofton se për ditën e sotme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 e 16° C, ndërkaq ato maksimale do të arrijnë në 28 deri në 32° C.
“Indeksi UV do ë jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 09:00-17:00 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, personat e shtyra në moshë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar”, apelon IHMK-ja. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit: